Në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe propozimet për ndryshimet në qeveri.
-Ministër i Financave dhe Ekonomisë- Ervin Mete
-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani
-Ministre e Arsimit dhe Sportit- Ogerta Manastirliu
-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Anila Denaj
-Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale- Albana Kociu
-Sekretarja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit–Delina Ibrahimaj.
-Ministër Shteti për Pushtetin Vendor-Arbian Mazniku
Por kush janë emrat e rinj?
Ervin Mete që do të jetë pasuesi i Delina Ibrahimajt, është drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Mbikqësyrjes Financiare. Para se të ishte në krye të AMF, Mete ka qenë zv/ministër i Financave.
Ministri i propozuar për Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka qenë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë. Aktualisht mban postin e Koordinatorit Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.
Albana Koçiu, e cila mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013, do të jetë Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015, do të jetë Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
Emrat e tjerë janë të ministrave aktualë, të cilët Rama ka vendosur tu ndryshojë dikasterin.