Nga Anglia bëjnë të ditur klubin e së ardhmes për Salah

Mohamed Salah në një të ardhme jo shumë të largët do të veshë fanellën e Barcelonës. Për këtë gjë është i sigurt “The Mirror”, i cili flet për pritjen në shtëpinë Blaugrana për të nënshkruar me sulmuesin që do të lirohet nga Liverpool në një transferim me parametra zero në verën e vitit 2023.

Salah nuk mund t’i rezistojë thirrjes së Barcelonës dhe ish-lojtari i Romës, pasi të luajë dhe një sezon për ekipin anglez, do të fluturojë drejt Spanjës për një aventurë të re./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.06.2022 15:15