Nga Adidas, Nike, Gucci e Hugo Boss/ Bllokohen mbi 103 mijë veshje të falsifikuara në Durrës (FOTOT)

Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara, është bllokuar nga autoritetet doganore në Durrës. Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale, duke konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.

Mes mallrave të sekuestruara përfshiheshin gjithashtu, bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

Sipas autoriteteve, malli është bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, deklaroi se do të vijojë të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj çdo rasti që cenon pronësinë intelektuale apo shkel Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se kontrollet ndaj subjekteve me risk do të mbeten intensive.

 


Shtuar 19.02.2026 09:18