Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8.6%.
Vendimi parashikon indeksim për të gjitha kategoritë e pensioneve, duke përfshirë pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore dhe pagesat e invaliditetit.
Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë.
Në total do të jenë mbi 767 mijë qytetarë që do të përfitojnë në të gjithë vendin. Sipas qeverisë kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022-gusht 2023, të matur nga INSTAT.