Nga 1 prilli rritet me 6 mijë lekë paga minimale

Duke filluar nga data 1 prill do të rritet paga minimale. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Ajo deklaroi  paga do të rritet me 6 mijë lekë dhe do të shkojë në 40.000 lekë.

Aktualisht paga minimale në vend është në nivelin e 34 mijë lekëve. Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve.

Ibrahimaj: Ka një rritje prej 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Për 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit. Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve. Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.

Qeveria do tu subvencionojë bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës me 40 mijë lekë. Po ashtu sipas ministres në 6 muajt e parë të 2023 do të marrin pagën minimale edhe punonjësit e Ballshit./Albeu.com/.