Nga 1 janari deri në 10 shkurt, vetëm në Shkup janë prangosur 10 persona.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, e cila tha se këta persona janë kërkuar me fletarrestime, në baza të ndryshme.
“Arrestimet erdhën pas urdhrave nga ana e Gjykatës Themelore Penale, Prokuroria Publike Themelore Shkup, Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Burgu i Idrizovës, Burgu Shkup dhe të tjera. Lëndë e hetimit ishin persona për çfarë u shpallën fletarreste qendrore dhe ndërkombëtare: persona të dënuar me burg, persona nën hetim apo më shumë masa të shqiptuara për paraburgim, persona që kanë ikur nga burgu”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq gjatë vitit 2021 në territorin e Shkupit janë arrestuar 297 persona në total./albeu.com/