Neymar në Arabinë Saudite, PSG fiton miliona nga transferimi, numri që do të mbajë braziliani

Një tjetër yll i madh i futbollit po shkon në Arabinë Saudite. Braziliain Neymar sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe së shpejti pritet të nënshkruajë kontratë me Al-Hilal.

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin më të madh në Azi, pa opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit, njoftoi “Atletik”.

Nga ana tjetër, Fabrizio Romano deklaroi se Neymar do të marrë fanellën me numrin 10 në klubin e tij të ri dhe PSG do të fitojë pak më pak se 100 milionë euro nga ky transferim.

Në vitin 2013, Neymar erdhi nga Santos te Barcelona si një talent i madh, nga ku kaloi te PSG për 222 milionë euro joreale.

Para Neymar, Al-Hilal solli Kalidou Koulibaly, Sergej Milinković Savić dhe Ruben Neves këtë verë.


Shtuar 14.08.2023 12:39