Pas gjashtë vitesh si banor i Parisit, Neymar duket se do t’i thotë lamtumirë Paris Saint-Germain për Al Hilal.
Pak ditë më parë ishte bërë e ditur se braziliani dhe francezi po shkonin drejt një divorci, ku Neymar më në fund e sheh të ardhmen e tij në Arabinë Saudite!
Pavarësisht se si Barcelona ashtu edhe Chelsea ishin në kontakt me rrethin e tij, në fund… ari që i ofruan sauditët doli shumë i vështirë për t’u refuzuar.
Sipas gazetës franceze “L’ Equipe”, asi 31-vjeçar ka pranuar të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, e cila do t’i sjellë në total 160 milionë euro, duke i dhënë kështu dritën jeshile për transferimin e tij.
Tashmë, gjithçka që mbetet për të përfunduar lëvizjen, është arritja e një “marrëveshjeje” mes skuadrave, të cilat tashmë janë në negociata, për të mbërritur së shpejti në shumën e shlyerjes.
Gazeta franceze, megjithatë, pretendon se një marrëveshje mes dy palëve është vetëm çështje kohe, me Neymar që do të paketojë valixhet për në Arabinë Saudite pas gjashtë vitesh si yll i Parisit.