Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se një qeveri e re e propozuar e unitetit do të ishte një rrezik për sigurinë e vendit.
Ai u bëri thirrje politikanëve të djathtë të mos mbështesin marrëveshjen, pasi udhëheqësi ultra-nacionalist Naftali Bennett tha se ai do të ndante pushtetin me një parti qendrore.
Kundërshtarët e Netanyahut kanë kohë deri të mërkurën për të formuar një qeveri. Nëse ata nuk e arrijnë këtë gjë, kjo do të sjellë në fund sundimin e kryeministrit më të gjatë në vend.
Netanyahu, i cili po gjykohet për mashtrim, nuk arriti një shumicë vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme në mars. Ishte vota e katërt jokonkluzive e vendit në dy vjet, dhe përsëri ai dështoi të sigurojë aleatët e koalicionit.
“Mos formoni një qeveri të majtë. Një qeveri e tillë është një rrezik për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit”, tha 71-vjeçari, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe ka dominuar politikën izraelite për një brez./albeu.com