Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.
Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, bëri të ditur se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.
Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale.
Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi.
