Nesër seancë në Kuvend, thirrja e Gazment Bardhit për deputetët e përjashtuar

Nesër Kuvendi mblidhet në seancë plenare.

Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të përjashtuar të jenë të pranishme gjatë seancës së nesërme.

“Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë”, ka deklaruar ai.

Bardhi ka kërkuar që ligjvënësit opozitarë të mblidhen rreth orës 16:30 në Parlament dhe të futem grup në Kuvend.

Ndërsa seanca parlamentare është parashikuar të fillojë në 17:00.

Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë të opozitës nga seanca e fundit të Parlamentit, pasi rrëzuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan të zhvillohej normalisht seanca.

Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.


Shtuar 29.10.2023 13:28