Paraditen e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka reaguar në lidhje me protestën në mbështetje të UÇK-së, që pritet të mbahet të premten 17 tetor 2025.
Balluku dha lajmin e rëndësishëm për të gjithë ata që do të vijnë nga Kosova në Tiranë: “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor“.
Më tej, ministrja shton se: “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët’, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”.
Ky reagim vjen pasi nesër, më 17 tetor, në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej, do të mbahet protesta mbarëkombëtare në mbrojtje të UÇK-së, ku pritet një pjesëmarrje e gjerë edhe nga shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.
Protesta mbahet në një kohë kur procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pritet të hyjë në fazën përfundimtare dhe pritet të shërbejë si demonstrim i mbështetjes publike për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin dhe të tregojë se sa të bashkuar mbeten shqiptarët në mbrojtje të figurave të luftës dhe pavarësisë së Kosovës.