Parlamenti është rrethuar me gardh metalik mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi nesër pritet që opozita të zhvillojë protestën e paralajmëruar. Siç shihet edhe nga pamje, është vendosur gardhi metalik si dhe janë zhvendosen makinat e parkuar për rreth zonës.
Më herët, Policia ka njoftuar planin e masave për protestën. Policia thotë se në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.
Gjithashtu policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Sakaq, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
