Nesër nis Kuvendi, kush e drejton seancën dhe çfarë pritet të ndodhë

Nesër mbahet seanca e parë parlamentare për legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Senaca do të nisë zyrtarisht  në orën 10:00 ku do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve.

Seanca do të drejtohet nga Luljeta Bozo si deputetja më e vjetër e Kuvendit.

Ditë më parë kryeministri Rama propozoi Lindita Nikollën për postin e kryetares së re të Parlamentit. /albeu.com/

 


Shtuar 9.09.2021 11:15