Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”.
Nesër, kufizimi i qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 14:00, do bëhet si më poshtë:
Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./albeu.com