Nesër dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Valon Syla. Tre të dyshuarit L.D, K.H dhe O.H., do të dalin nesër para gjykatës në seancën e procedurës paraprake.

Lajmin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Nesër dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Të dyshuarit, dy nga ta vëllezër mes vete, dyshohen për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Ata janë arrestuar mbrëmë dhe ndodhen në ndalim.

 


Shtuar 13.04.2023 16:40