Incident diplomatik për Arsene Wenger, i cili me disa nga deklaratat e tij për Kylian Mbappe, shpërtheu zemërimin e CONMEBOL.
Ish-tekniku legjendar i Arsenalit, tani menaxher i FIFA-s, bëri disa deklarata të dyshimta pak ditë më parë në Freiburg, të cilat ndezën polemika në Amerikën e Jugut.
“Mbappe ka origjinë afrikane, por ai është stërvitur në Evropë. Nëse do të kishte lindur në Kamerun, nuk do të ishte bërë ky lojtar”, tha Wenger.
Më pas CONMEBOL u përgjigj me një deklaratë.
“CONMEBOL hedh poshtë dhe dënon fjalët e këqija të zyrtarit të lartë të FIFA-s, shumë pranë presidencës së organit. Ne amerikanët e jugut, e njohim shumë mirë këtë lloj qëndrimi dhe në ballë, që buron nga besimi se bota fillon dhe mbaron në Evropë.
Talenti, shpirti i sakrificës dhe dëshira për të shkëlqyer të lojtarëve afrikanë dhe amerikano-jugor duhet të vlerësohen dhe respektohen.”/ h.ll/albeu.com