Nëse dikush është vazhdimisht duke buzëqeshur, ai me siguri po qan nga brenda: 7 shenjat e depresionit të fshehtë

Depresioni është një gjendje shumë tinëzare, dhe madje edhe personi që po lufton me të mund të mos jetë i vetëdijshëm se e ka atë.

Kur bëhet fjalë për njerëzit e tjerë, situata është edhe më e vështirë.

Miqtë tanë të ngushtë, anëtarët e familjes, madje edhe partnerët me të cilët ndajmë të mirat dhe të këqijat, shpesh sillen krejt normalisht në depresion, me dëshirën për të mos rënduar askënd rreth nesh.

Ata po përpiqen të luftojnë vetë “demonët” e tyre dhe nga dita në ditë vuajnë gjithnjë e më shumë. Ndonjëherë njerëzit as që duan ta pranojnë, as për veten e as për të tjerët, se janë në depresion. Ata përpiqen të zgjidhin shumë probleme në jetën e tyre, por me kalimin e kohës, bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta të përballen me ndjenjat e tyre.

Askush nuk është frikacak apo i dobët nëse pranon se ndihet keq. Për më tepër, luftimi i depresionit është një punë e vështirë që vetëm guximtarët dhe të fortët mund ta mbajnë në shpinë, dhe ky proces është shumë më i shpejtë dhe më i mirë me ndihmën e profesionistëve, shkruan albeu.com.

Tingëllon thuajse e paqartë që edhe sot, në shekullin e 21-të, njerëzit kanë frikë të gjykohen apo të shpallen “të çmendur” nëse shkojnë të flasin me një “doktor për shpirtin”. Njihni këto shenja tek të dashurit tuaj dhe mbështesni ata në këtë proces.

1. Ata duken gjithmonë të lumtur

Ndonjëherë është më e lehtë për njerëzit që janë në depresion të shtiren lumturinë sesa të shpjegojnë pse janë të trishtuar. Përveç kësaj, ekziston edhe frika e dënimit, dhe zakoni i njerëzve që t’i karakterizojnë si “të llastuar”. Ka shumë arsye pse njerëzit gënjejnë se janë të lumtur, por mos harroni se nën buzëqeshjen e tyre mund të fshihet një trishtim apo frikë e papërshkrueshme.

2. Ata nuk thonë të vërtetën

Duke buzëqeshur, ata do të flasin se sa të lumtur janë, madje ndonjëherë do të ekzagjerojnë në thirrjet e tyre të fshehta për vëmendjen dhe ndihmën e dikujt. Pyetjeve për mirëqenien e tyre, ata përgjigjen se janë të shkëlqyer, se janë të kënaqur dhe të plotësuar. Kur nuk paraqiten në një takim apo mbledhje të organizuar, ata janë në gjendje të gjejnë një justifikim aq të mirë sa të gjithë do ta besojnë.

Edhe pas ngjarjeve traumatike, ata do të thonë se janë të lumtur ose se gjithçka është në rregull. Ky duhet të jetë një sinjal për t’ju shqetësuar.

3. Ata kanë probleme të fiken

Truri i njerëzve në depresion funksionon shumë shpejt. Ata vazhdimisht mendojnë për gjërat që u ndodhin, por edhe për të ardhmen, të shkuarën dhe përgjithësisht shumë aspekte të jetës së tyre. Ky mendim mund të jetë shumë stresues dhe rraskapitës.

4. Perfeksionizmi

Njerëzit me depresion të fshehtë shpesh kanë pritshmëri shumë të larta nga vetja. Për shkak të kësaj, ata shpesh ndjejnë presion të brendshëm që krijon ankth dhe përkeqëson gjendjen e tyre.

5. Kanë ndjeshmëri shumë të zhvilluar

Njerëzit me depresion të fshehur kanë ndjeshmëri të madhe, domethënë shpesh janë këshilltarët më të mirë, sepse i kuptojnë shumë mirë emocionet e të tjerëve.

6. Janë të prirur për sjellje të rrezikshme

Njerëzit që luftojnë me depresionin janë shpesh të prirur ndaj sjelljeve dhe veseve vetë-shkatërruese. Shumë shpesh ata konsumojnë alkool ose hanë tepër, dhe nuk është e pazakontë që ata të bëhen agresivë në dobësinë e tyre.

7. Kanë prirje për artin

Errësira dhe humnera në të cilën ata gjenden mendërisht janë shpesh burime frymëzimi, kështu që shumë njerëz të depresuar i drejtohen pikturës, lojës ose shkrimit për të çliruar emocionet e tyre negative. /albeu.com/

Shtuar 31.08.2022 23:52