Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit, mes “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/805283704217895
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, tha se ky investim do të ndryshojë përgjithmonë turizmin e Shqipërisë, për të cilin tha se para disa vitesh ishte vetëm i brendshëm.
Shefi i qeverisë ka nxjerrë shifrat e turizmit këtë verë, ku thotë se sot kemi 1.4 milionë pasaporta të huaja dhe se në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”.
“Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.