Franca ka nënshkuar një marrëveshje me Emiratët e Bashkuara Arabe për të hequr dorë nga importet ruse. Vendimi vjen pas bisedimeve midis presidentit Emmanuel Macron dhe udhëheqësit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan në Paris, sipas mediave të huaja.
Emiratet e Bashkuara Arabe shihen si një partner kyç për vendet perëndimore, ndërsa ato përpiqen të nënshkruajnë marrëveshje energjie në mbarë botën për të zëvendësuar importet nga Rusia. Sheikh Mohamed, i njohur gjithashtu si MBZ, bëri vizitën e tij të parë shtetërore jashtë shtetit që nga marrja e detyrës në maj.
Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Francë erdhi pas turneut të parë të presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme si president, i cili përfshinte një vizitë në Arabinë Saudite për bisedime për energjinë.
Macron dhe Biden folën për furnizimet me energji nga Lindja e Mesme në një samit të G7 në fund të qershorit në Gjermani. Sanksionet perëndimore kundër sektorit energjetik rus pas pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin, kanë bërë që shumë vende të përballen me mungesa./albeu.com