Nënshkrimi i protokollit mes RMV dhe Bullgarisë, Varheleyi: Hapen rrugët e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ditën e sotme është nënshkruar protokolli midis Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.

Përmbajtja e protokollit ende nuk është publikuar.

Në lidhje me nënshkrimin e protokollit mes dy vendeve ka reaguar edhe komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi.

Nëpërmjet një postimi në Twittert Varhelyi ka përshëndetur Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Ceriu dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE./albeu.com


Shtuar 17.07.2022 13:45