Nënkryetarja e bashkisë Tiranë: 1200 shtretër për afganët, kur të fillojë viti shkollor ata do të largohen nga Qyteti Studenti

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, ka folur rreth situatës aktuale të shtretërve dhe gjendjes së dhomave në godinat e Qytetit Studenti, me rastin e pritjes së afganëve.

Ajo është shprehur se janë 1200 shtretër në dispozicion të cilët do të vihen në dispozicion të emigrantëve nga lindja që pritet të vijnë brenda javës në kryeqytet.

350 afganët e parë që do të vijnë pritet të strehohen në dy godina nga 7 që janë vënë në dispozicion.

Ruseti shtoi se të ardhurve do u plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme, që nga trajtimet mjekësore, akomodimi cilësor, etj.

Sipas saj kur të rifillojë viti i ri shkollor, hapësirat e qytetit student do u dedikkohen plotësisht studentëve./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 14:30