Tërmeti shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë ka rikthyer te shqiptarët kujtimet e zeza nga tëremti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Ashtu siç dihet tashmë vendi ynë bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet të lartë sizmik. Por cilat janë zonat me risk më të ulët dhe ato më të lartë në Shqipëri?
Nëndrejtori i gjeshkencave, Edmond Dushi, tha në ABC se zonat që kanë një risk më të lartë nga tërmetet janë ato që ndahen me pjesën veriperëndimore të Greqisë, ndërsa ato me risk më të ulët janë zonat veriore.
“Zonat me probabilitet më të lartë të rrezikut, janë zonat të cilat përkojnë me shpërndarjen e tërmeteve më të mëdhenj. Nëse e vlerësojmë në mënyrë rajonale, e gjithë ka rrezik. Por nëse e shohim me imtësisht është pjesa që ndan me Greqinë veriperëndimore. Vlerësime që bazohen në aspekte probabilitare. Ka harta që tregojnë rajone brenda Shqipërisë që e ka thuajse zero, dhe kjo nuk bën sens, është e pamundur. Zonat veriore janë me më pak rrezik”, theksoi Dushi.
/albeu.com/