Nëndetësja e tyre u shkatërrua në rrënojat e Titanikut me 5 persona në bord, kompania “OceanGate” pezullon eksplorimet

Kompania OceanGate ka njoftuar pezullimin e  ë gjitha aktiviteteve eksploruese dhe tregtare, pas fundosjes së nëndetëses “Titan” muajin e kaluar, që rezultoi në humbjen e jetës së pesë personave në fund të Atlantikut, duke përfshirë edhe CEO të kompanisë.

“OceanGate ka pezulluar të gjitha aktivitetet eksploruese dhe tregtare”, thotë kompania në krye të faqes së saj zyrtare të internetit.

Megjithatë, faqja ka ende përshkrime dhe oferta për misionet që ndërmerr, duke përfshirë turneun e  Titanikut.

Një operator Titan humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të rrotullohej 360 gradë në një mision të mëparshëm, ndërsa pasagjerët e tmerruar prisnin ndihmë.

Në veçanti, sipas Daily Mail, pasagjerët ishin 300 metra nga rrënojat e Titanikut gjatë një misioni vitin e kaluar kur operatori Scott Griffith tha “ne kemi një problem” në një thellësi prej rreth 3800 metra nën sipërfaqen e detit.

Ndërkohë, këtë herë defektet rezultuan fatale, teksa pesë persona që ishin në bordin e nëndetëses humbën jetën.


Shtuar 6.07.2023 20:16