Nënat në Gaza nuk janë në gjendje të ushqejnë foshnjat e tyre

Khitam, nëna e pesë fëmijëve nga Gaza, ka përshkruar luftën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj, teksa ajo strehohet në një shkollë në Deir Al Balah.

“Nuk ka ujë dhe ushqim për të ngrënë”, tha ajo.

“Situata jonë është shumë e vështirë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk ka ujë të pastër, etjen mezi e shuajmë”.

Khitam tha se katër fëmijët e saj të tjerë “kanë dashur të hanë që nga mëngjesi, por nuk ka bukë”.

Ajo lindi gjatë luftës dhe përshkroi se ishte larguar nga shtëpia e saj, për shkak të bombardimeve izraelite vetëm dy ditë pas lindjes.

ActionAid, thotë se dhjetëra mijëra gra shtatzëna janë të uritura, ndërsa nënat janë aq të keq-ushqyera sa nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre të porsalindura.


Shtuar 20.12.2023 16:00