Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës bën postimin prekës

Ditën e djeshme, Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pronari i një furre buke vrau me armë punonjësen e tij, Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç e më pas qëlloi veten.

Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia, pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër.

Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook.

 

E ndjera u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës ku kishe punuar më herët.


Shtuar 25.03.2025 10:49