Nën masa të rrepta sigurie, transferohen drejt Tiranës të arrestuarit e Elbasanit

Një operacion i madh policor u zhvillua mëngjesin e sotëm në 7 bashkitë e qytetit të Elbasanit. Gjykata lëshoi në total 39 masa sigurie, 30 prej të cilave janë ekzekutuar.

Nën masa të shuma policore, të arrestuar janë transferuar në Tiranë për në qelitë e paraburgimit ku do të qëndrojnë deri në përfundim të hetimeve.

Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik për mediat, janë persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, por jo eksponentë të njohur së botës së krimit, kanë bërë me dije burime për media.

Gjatë operacionit janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme.


Shtuar 8.09.2025 17:47