Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Në konferencën për media Michel ka shprehur se po bëhet përshpejtim i procesit pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave.
“Shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit e imja këtu në Shqipëri. Po një gjë nuk ka ndryshuar dhe ky është angazhimi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE. Një vend aleat i vërtetë. Ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe punën që keni bërë në arenën ndërkombëtare e veçanërisht këtë vit…Duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit. Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimin…Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe bisedimet duhet të nisin sa më shpejt.”, tha Michel./albeu.com
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/734276018025393