Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, për anëtarësimin e vendin në bllok.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin, kancelari tha se thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligjit.
Ai cilësoi të rëndësishme dhe mediat e lira dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.
“Në janar ishte vendi i parë i rajonit që ratifikoi 3 marrëveshje. Ky ishte një model i mirë. Integrimi i shpejtë i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe dëshirojmë ti mirëpresim sa më shpejt si anëtar në BE. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligji, ndaj Është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale dhe zyrtarë të rangut të lartë janë paditur dhe dënuar. Mediat e lira po ashtu është shumë e rëndësishme. Lufta e Ukrainës na ka vërtetuar se duhet të angazhohemi më shumë, dhe falënderoj Shqipërinë për rolin e saj. Ajo mbështet vendimet e politikës së përbashkët. Që prej 35 vitesh republika federale gjermane ka një bashkëpunim të mirë. qeveria e drejtuar prej meje është e angazhuar që të mbetet me një bashkëpunim më të ngushtë”, tha ai. /albeu.com