NEGOCIATAT/ A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Rama: Ne kërkojmë atë që na takon! (VIDEO)

“Ne e kemi bërë punën tonë, do vazhdojmë ta bëjmë, i thashë dhe ministrit, ne jemi De facto në disa aspekte të procesit…”

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE është tema kryesore e konferencës për media të kryeministrit Rama me ministrin gjerman për Europën.

Gjatë konferencës kryeministri Rama dhe ministri Roth është pyetur nëse ka shanse të ndodhë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë proces të rëndësishëm.

Pyetja: A mendoni se do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut.

Rama: Na u tha që dera do të hapet. Besoj se ky është një proces që lidhet me ne me vendin tonë me fëmijët tanë dhe ne nuk i bëjmë reformat, nuk i bëjmë përpjekjet pse na i kërkojnë në Paris, Berlin apo Bruksel. I bëjmë se na i kërkojnë shqiptarët. Në funksion të procesit do të arrijmë që ti japim fëmijët tanë një shtet që funksionon si cdo shtet anëtar i BE.

Kështu që ndahet bashkohet me njëri me tjetrin, kjo nuk është cështja jonë. Është e Këshillit Europian. Ne e kemi bërë punën tonë, do vazhdojmë ta bëjmë, i thashë dhe ministrit, ne jemi De facto në disa aspekte të procesit. Kjo nuk do të thotë asgjë tjetër vec se ne po bëjmë detyrën dhe do ta bëjmë më mirë detyrën. Për mua sfida është si ta rrisim kërkesën ndaj vetes.

Nëse nuk do vijë ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Përmbajtja e procesit është dicka që nuk ka pengon askush që ta pasurojmë. Ne punojmë me miqtë gjermanë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. E tha ministri po e dimë vetë, ky është fillimi i një rrugë të gjatë. Ne nuk po kërkojmë të jemi pjesë e BE, po kërkojmë atë që na takon, të gjithë e dimë që na takon, është çështje kohe. /albeu.com/


Shtuar 27.05.2021 19:19