Ish-banorja e Big Brother dhe opinionisja e programit Për’puthen, Neda Balluku, është bërë nënë për herë të tretë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë moderatorja Bora Zemani, e cila e hapi programin duke thënë se familjes së Nedës i është shtuar një anëtare e re, një vajzë.
“Do ta nis Për’puthen me një lajm shumë të mirë për këtë program, por akoma më shumë për Nedën dhe familjen e saj e cila është shtuar edhe me një bebe. Ne i urojmë jetë të gjatë vajzës së Nedës, e cila bëhet nënë për herë të tretë. Një lumturi shumë e madhe për të dhe për ne. Ajo është treguar një grua shumë e fortë, duke kaluar gjithë periudhën e ëmbël të saj këtu në studio”, tha Bora.