Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha, përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.


Shtuar 15.09.2025 10:17