Në vjeshtë afrohemi me BE-në: dy konferenca ndërqeveritare hapin dy grupkapituj të rinj të negociatave

Me datën 2 shtator Shqipëria ka dorëzuar pozicionin negociues për grupkapitullin e radhës, ndërsa tanimë është konfirmuar zyrtarisht se me 16 do të mbahet edhe konferenca e radhës ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit të “Axhendës së Gjelbër”

Ndërkohë hapja e kapitujve do të përmbyllet me 2 tetor me konferencën ndërqeveritare ku do të hapet edhe grupkalitulli i fundit, ai i “Bujqësisë dhe Kohezionit”.

Vjeshta e këtij viti përmbush një detyrim të rëndësishëm për vendin tonë që është hapja e grupkapitujve ndërsa sfida më e madhe është mbyllja e tyre, që kalon përmes një procesi të gjatë konsultimi dhe përafrimi legjislacioni.

Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin Themeloret që është edhe më i rëndësishmi dhe mbyllet i fundit, pikërisht para anëtarësimit, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse.

Grupkapitujt që pritet të hapen, përkatësisht bujqësia dhe kohezioni ka të bëjë me

1-Bujqësia dhe zhvillimi rural

2-Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare

3-Peshkimi

4-Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

5-Dispozitat financiare dhe buxhetore

Ndërsa Grupkapitulli ‘Axhenda e Gjelbër’ do të ketë në fokus.

1-Politika e transportit

2-Energjia

3-Rrjetet trans-evropiane

4-Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Shqipëria i ka vendosur vetes një afat ku 2027 shihet si viti ku do të përmbyllen negociatat, ndërsa synimi i qeverisë është anëtarësimi në unionin evropian në vitin 2023 ku Shqipëria pritet të bëhet vendi i 27 i BE-së!


Shtuar 5.09.2025 18:52

Tags: ,