Ndërsa në Tiranë temperaturat po shënojnë rekord për këtë vit, duke u ngjitur deri në 40 gradë, në Korçë ka reshje breshëri.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se në mbrëmje ka pasur rreth 5 minuta reshje breshëri, duke shkaktuar dëme në pemët frutore dhe në të mbjella.
Moti vitet e fundit po shënon ndryshime drastike brenda ditës dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike./albeu.com