“Në solidaritet me PD”, Meta konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 3 marsit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka konfirmuar se do të jetë në protestën e Partisë Demokratike më 3 mars, ditën që do të jepet vendimi për vulën e PD.

Në një komunikim për mediat, Meta tha se ështënë solidaritet me PD, pasi kjo ështje nuk ështëvetëm e demokratëve.

“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e shpartallimit të grushtit të shtetit që është i nisur shumë herët, rama-forma, ose drejtësia e Surrelit. Më 3 mars qytetarët të japin mesazhin që të mos bëhen bedela. Jemi në solidaritet të plotë me PD, patjetër!”, tha Meta. /albeu.com


Shtuar 15.02.2023 14:10