“Në Shqipëri më rrezikohet jeta”, Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin e Laert Haxhisë

Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin për Laert Haxhian. Ai do të qëndrojë në burg vetëm për akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike. Sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares.

Gjykata e Janinës ka rrëzuar ekstradimin për Laert Haxhinë drejt Shqipërisë.

Ai pritet që të qëndrojë në burg vetëm për akuzt e largimit nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike.

Vetë Haxhia ka deklaruar se në Shqipëri i rrëzikohet jeta nga banda e Aldo Bares dhe ka kërkuar që të mos ekstradohet.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushjnë. Haxhiu cilësohet si një nga pesë njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare.

Ai u arrestua në Greqi disa muaj më parë. Haxhia u kap nga policia greke me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin me inicialet Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.


Shtuar 8.08.2023 15:50