Një burrë u ngjit mbrëmjen e së enjtes në altarin qendror të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan krejtësisht i zhveshur në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë.
Episodi ka ndodhur pak para mbylljes dhe skena është filmuar me smartphone nga disa vizitorë të befasuar dhe është transmetuar në kanalin Telegram “Welcome to Favelas”.
#Vatican: #Naked man in St. Peter’s Basilica pic.twitter.com/HkEgLRW2Wa
— ENIGMA (INTEL) (@MannyLo79) June 1, 2023
Menjëherë ndërhynë rojet e Vasilikisë dhe disa xhandarë, të cilët e bënë të vishej sërish dhe e shoqëruan në Xhandarmëri për identifikimin dhe marrjen në pyetje fillestare.
Sipas informacioneve të transmetuara nga Reuters, autori i gjestit do të ishte një person me probleme të rënda depresive, i cili thoshte se ka vuajtur për fëmijët e Ukrainës që po humbasin jetën nga bombardimet ruse.