Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë sot në Samitin e NATO-s që po mbahet në  Hagë të Holandës.

Nga atje ai foli për çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta më e fundit mes Izraelit dhe Iranit e deri te siç tha ai Kosova dhe Serbia që ai tha se e ndali këtë luftë.

“Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte”, tha presidenti amerikan.

Trump iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, ku në ndër tjera përmendin edhe Kosovën dhe Serbinë si dhe theksoi se ai ndali luftëra tjera siq ishte India dhe Pakistani.

Në anën tjetër theksoi se SHBA-të kanë patur një diskutim të mirë më Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte sa i përket rritjes së shpenzimeve në mbrojtje prej 5 për qind të GDP-së.

Megjithatë, ishte Spanja ajo që po kundërshton një përqindje të tillë, për të cilën Trump tha se ata do të paguajnë dyfishin.

Presidenti amerikan këmbëngulë se duhet t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe, për faktin se ka ndaluar shumë luftëra nëpër botë.


Shtuar 25.06.2025 19:16

Tags: ,