Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre lidhur me skandalin I cili doli në dritë ditën e djeshme.
Safet Gjici u shkarkua nga detyra pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit.
Vajza, e cila u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin është identifikuar, por ende nuk është marrë dëshmia e saj.
Rrëfimi i saj do të jetë vendimtar për hetimin.
Ndërsa për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Vetë Gjici i cili dha dorëheqje nga detyra pak orë para se të shkarkohej, e pranoi autenticitetin e videos dhe tha se me vajzën kishte lidhje intime. Por u shpreh se u fut në kurth nga kundërshtarët.
SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.
Dyshimet janë që materiali filmik është me i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore qe nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje daljeve në Bashki pamje filmike e po ashtu edhe dokumente./Albeu.,com/