Një shtetas me iniciale A. E., 45 vjeç, lindur në Egjypt dhe banues në Itali, është vënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e sotme për shkak se është kapur me një thikë në brez.
Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një armë e ftohtë (biçak), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat, në PKK Port Durrës dhe në PKK Rinas janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Të arrestuarit në PKK Durrës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një armë të ftohtë .
Si rezultat i kontrolleve, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente false apo duke mbajtur me vete sende të jashtëligjshme, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. E., 45 vjeç, lindur në Egjypt dhe banues në Itali.
Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një armë e ftohtë (biçak), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false./albeu.com