Në përgjim prej muajsh, arrestohet Ervin Kaftiraj në Tiranë, me vete iu gjet edhe mbi një kg kokainë

Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit.

Burimet nga terreni bëjnë me dije se gjatë prangosjes, uniformat blu i gjetën mbi 1 kilogram kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, Kaftiraj ishte nën vëzhgim disa muaj nga policia, e cila monitoronte lëvizjet e tij.

Ai është i njohur në Tiranë për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro.

Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës./Syri


Shtuar 17.01.2026 10:14