“Ne nuk e meritojmë Duan”, Vesa Luma ka dy fjalë pas zhvendosjes së koncertit në Tiranë

“Sunny Hill” do të mbahet këtë vit në Tiranë!

Ky lajm ka sjellë reagime të shumta nga VIP-at, ku edhe këngëtarja Vesa Luma postoi një Instastory duke shkruar disa fjalë.

Ajo shkroi se këngëtarja Dua Lipa është një thesar si dhe ne nuk e meritojmë atë, as Dukagjin Lipën dhe as festivalin e njohur.

Por ja çfarë ka shkruar Vesa Luma: “Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill! Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmonë ka dite me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”.

Më herët, në një njoftim u publikuan dhe detajet për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

“Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë. Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin zyrtar./albeu.com