”Në një mënyrë ose në një tjetër do ta vras”, përndoqi ish-gruan pa iu trembur burgut, përfundon në qeli shqiptari

Një shqiptar, të cilit i shte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiakt” nga autoritetet italiane ka përfunduar në burg.

Sipas medieve fqinje, 52-vjeçari shqiptar ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të vrarë ish gruan e tij.

Pavarësisht se ndodhej në arrest shtëpie, ai kishte përndjekur ish-gruan drejt Shqipërisë, pa e humbur asnjëherë nga sytë, as gjatë kthimit.

Dhe ndërsa ishte në arrest shtëpie, ai nuk kishte frikë t’u thoshte karabinierëve se ishte gjithashtu i gatshëm të vuante 20 ose 30 vjet burg, por se në një mënyrë ose në një tjetër do ta kishte vrarë gruan.

Për këtë arsye, ai u transferua në burg./Albeu.com./


Shtuar 10.06.2023 09:50