Në mëngjes hodhi votën në kuti e pasdite u rikthye në punë! Kandidati për Bashkinë Cërrik në detyrë si mjek pranë skuadrës së Elbasanit

Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi këtë mëngjes për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së Cërrikut. Pasdite ai është paraqitur në detyrë si mjek i skuadrës së Elbasanit, ndërsa ekipi zhvillon ndeshjen e javës së 11-të të Superiores me Egnatian.

Pa u ndikuar nga rrjedha e zgjedhjeve, Hoxha ka vijuar detyrën e tij si mjek pranë ekipit sportiv të Elbasanit, për t’u shërbyer futollistëve në rast nevoje.


Shtuar 9.11.2025 18:39