Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë o shoqëruar nga bashkëshortja dhe një fëmijë kur mjeti ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht të tre kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti i cili u shkrumbua totalisht.
Policia ndodhet në vendin e ngjajres dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit./Albeu.com/