Në luftë për jetën, qëllohet me armë shqiptari në Itali  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar është plagosur me armë zjarri dhe është dërguare drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Mësohet se shqiptari është plagosur me armë zjarri në gjoks, pas një sherri me një person në rrugë.

Dyshohet se autori është përsoni me të cilin u konfliktua shqiptari, identiteti I të cilëve nuk dihet.  Mësohet se shqiptari është i moshës 48-vjeç.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që nga dëshmitë e para duket se ka pasur një grindje midis të plagosurit dhe personit që shtiu kundër tij.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.10.2021 15:47