Në listë për tu depërtuar në Afrikë, i riu shqiptar: Nuk e di ku bie Ruanda, erdha në Britani të fitoja lekë për të ndihmuar familjen

Gazeta britanike, Daily Mail ka publikuar rastin e një shqiptari 28-vjeçar, që ka zbuluar se është në listën e deportimeve drejt Ruandës.

Ndërsa thotë se nuk e di ku i bie Ruanda, shqiptari shprehet se ka punuar në ndërtim në Britani. “E di se emri im është në listën që do të fluturojë drejt Ruandës. Shqetësohem gjithë kohën se do më detyrojnë të shkoj dhe të jetoj atje”.

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot’,” tregon shqiptari.

Të mërkurën, Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës.

“Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie,” thotë Meti.

Në mënyrë të pazakontë, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik, edhe pse zyrtarisht është azilkërkues dhe mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Më mirë ta mbaj kokën ulur. Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime e vet në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim. E dija se mund të fitoja deri dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse shokët e mi kishin ikur tashmë në Europë ose në Britani. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri,” thotë ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do përfundonte në Afrikë”, u shpreh Meti.


Shtuar 14.11.2023 20:59