Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën.
Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit, janë mbledhur protestuesit ashtu siç ishte njoftuar.
Gjithashtu, raportohet se protestuesit janë parë me goma para Kuvendit. Në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës, u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. Pritet që gjatë kësaj proteste të ketë djegie të tjera të gomave.
Para grumbullimit të protestuesve, u raportua se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.