Në kulmin e sezonit turistik, grosistët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve

Grosistët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj.

Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve.

Të lidhura

None found

Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese.

Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë.

Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera.

Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur meë tej pas pandemisë Covid-19.

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme.

Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi./monitor


Shtuar më 4.08.2022 07:01

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş