Në Kukës tryeza e Vitit të Ri do të kushtojë më pak, flasin tregtarët: Shpresat i kemi tek emigrantët

Krahasuar me vitet e tjera, këtë vit tryeza e Vitit të Ri në familjet kuksiane, do të kushtojë më pak se vitet e kaluara.

Tregtarët ankohen se këtë vit është ulur fuqia blerëse, pavarësisht se çmimet nuk kanë ndryshuar ndërsa shpresat i kanë tek ardhja e emigrantëve.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë se çmimet në treg nuk janë të shtrenjta, por gjendja e ulët ekonomike i ka detyruar që të mos blejnë shumë.

Edhe gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve kuksiane.

Tregtarët e gjelave shprehen se gjendja ekonomike dhe të ardhurat e pakta, e bëjnë të vështirë blerjen e tij.

Një vit më parë çmimi i gjelit të detit ishte 10 mijë lekë, ndërsa këtë vit është 12 mijë lekë.

Kukësi vijon të jetë ndër qytetet me nivelin me të lartë të varfërisë në vend.


Shtuar 28.12.2023 14:25